Rama u jep lajmin e mirë shqiptarëve: Falen gjobat e kthehen patentat!

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë një lajm të mirë shqiptarëve të ndëshkuar për shkak të COVID-19.

Rama sot premtoi që të gjitha gjobat e vendosura nga policia e Shtetit do të fshihen.

“Asnjë gjobë e vendosur nuk do të ekzekutohet, të gjitha patentat do të kthehen.

Të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë. Hapja graduake do të shoqërohet me ndëshkimet e reja”-tha Kryeministri Rama në një bisedë në facebook.

Ai lajmëroi se të gjithë qytetarët do të ndëshkohen sipas Kodit të ri Penal, duke nisur që nga java e ardhshme:

“Kush nuk do t jetë njësh me interesin e vendit do ta vuaj, edhe penalisht. Asnjë hapje nuk do të kthehet në infektim”.


Shtuar 17.04.2020 14:31