Greqia ka obligime nga GJND-ja
Gjermania është përkrahëse e fuqishme e Maqedonisë në planin politik dhe ekonomik dhe edhe një herë e ofron ndihmën e saj në të gjitha sferat. Mes dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie miqësore në nivel të përgjithshëm, vlerësuan sot në Berlin kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Nikolla Gruevski pas takimit njëorësh.

Në konferencën e sotme për shtyp Merkel theksoi se Gjermania angazhohet për integrim të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe vlerësoi se nevojitet përparim në procesin me Greqinë dhe pëlqim nga Greqia.Lidhur me shkeljen e Marrëveshjes së përkohshme nga ana e Greqisë, Merkel u përgjigj se bisedimet për gjetjen e zgjidhjes për problemin duhet të vazhdojnë. Ajo me porosi edhe se drejtësia dhe e drejta ndërkombëtare duhet të jenë prioritet para pengimit.

"Rregullat janë të qarta, është e padyshimtë se Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë ka marrë aktvendim që është sukses për Qeverinë e Maqedonisë, por personalisht vlerësoj se pranimi në NATO është i rëndësishëm dhe duhet të vazhdojnë negociatat me Greqinë që të gjendet zgjidhje", tha Merkel, raporton Zhurnal.

Kancelarja gjermane, e cila tërë kohën Maqedoninë e quante me emrin kushtetues, tha se pret që vendet nga Ballkani Perëndimor t'i plotësojnë kushtet siç e bënë këtë Kroacia dhe Sllovenia para se të bëhen anëtare të institucioneve euroatlantike.Kryeministri Gruevski theksoi se angazhimi i Maqedonisë është zhvillimi i mëtejshëm dhe përparimi i marrëdhënieve bilaterale, të cilët sigurojnë bazë për dinamizimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Duke u përqëndruar në anëtarësimin tonë në NATO dhe BE, Gruevski e njoftoi kancelaren Merkel me reformat dhe modernizimin e vendit për arritjen e standardeve për përmirësimin e situatave çdokund ku kjo nevojitet.

"Republika e Maqedonisë tre vite me radhë merr raport pozitiv nga Komisioni evropian dhe rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe i plotësoi të gjitha kushtet dhe kriteret për anëtarësim në NATO që Aleanca e konfirmoi në Samitin në Bukuresht në vitin 2008", tha Gruevski me këtë rast duke iu falënderuar Merkelit për përkrahjen e tërësishme që Gjermania e jep ndaj politikës së dyerve të hapura të Aleancës.
Shtuar më 14/02/2012, ora 18:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori