Greqia injoron Maqedoninë
Pëlqej
Maqedonia reagoi ashpër, pas deklaratave fyese të disa ushtarëve grekë, të cilët këndonin këngë nacionaliste, duke thënë se Greqia do sulmojë Turqinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Mirëpo, kësaj deklarate, Athina zyrtare as që i ka kthyer përgjigje.

Shefi i Zyrës greke në Shkup, Teoharis Lalakos, dje pasdite është thirrur në MPJ për t’i dorëzuar një notë proteste.

Edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Popovksi ka thënë se Greqia,e heshtjen që po tregon tregon se është një shett që nuk udhëhiqet nga parime evropiane, por nacionaliste të kohërave të shkuara. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2014, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori