Greqia dhe Maqedonia e Veriut demantojnë lajmin: Aleksandëri i Madh nuk lëviz
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ministrja e Kulturës, Mirsini Zorba e kanë demantuar informatën e publikuar në mediat greke se përmendorja e Aleksandërit në Shkup, do të dërgohet në Athinë, ndërkaq përmendorja “Dromeas” (Vrapuesi) do të sillet në Shkup.

Këtë informatë në media e ka publikuar skulptori i përmendores “Dromeas”, Kostas Varocos.

Zorbaba, kategorikisht i ka demantuar informatat për ekzistimin e ndonjë bisede për këmbim të përmendoreve.

Në një deklaratë për mediat ka zbuluar se të premten e kaluar është takuar me Zorban në Ministrinë e Kulturës së Greqisë dhe i është prezantuar ideja.

‘Zonja Zorba në bisedë e përmendi idenë që “Vrapuesi” të dërgohet në Shkup. Dhe iu përgjigja se “Vrapuesi” nuk mundet të largohet nga Athina për shumë arsye. Përveç që skulptura i përket Komunës së Athinës unë kam edhe të drejta autoriale. Dhe jo vetë për këtë arsye. Ministrja e demanton propozimin që ma ka dorëzuar”, thotë Kostas Varocos në një deklaratë për ANA-MPA.

Edhe Ministria e Kulturës për agjencisë shtetërore përveç që e demanton, gjithashtu sqaron se përmendorja i përket Komunës së Athinës.

“Nuk ekziston kurrfarë propozimi për largimin e “Vrapuesit”, ajo është diçka e pabazuar. Përveç kësaj, skulptura i përket Qytetit të Athinës. Në kuadër të diskutimit publik me artistë të theksuar grekë, në mesin e të cilëve është edhe zotëri Varocos është biseduar dhe komentuar për shumë çështje, por jo edhe për ndonjë propozim të tillë. Unë kam prioritete tjera, ndërkaq mundësia për këmbim të përmendoreve ose ndryshim të tabelave u përket ministrive tjera kompetente. Më vjen keq për pluhurin e ngritur dhe panikun moral që disa kanë shpejtuar ta demonstrojnë”, thotë ministrja e Kulturës së Greqisë, Mirisni Zorba për ANA-MPA.

PërmendorjaVrapuesi” është i punuar në pjesën më të madhe me qelq, dhe ndodhet përpara hotelin “Hilton” në Athinë.

Për rasti në fjalë ka reaguar edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

“Marrëveshja e Prespës është nënshkruar me qëllim të avancimit të bashkëpunimit mes dy vendeve që do të kontribuojë edhe në zhvillimin ekonomik të rajonit. Ne jemi të fokusuar në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Sipas marrëveshjes në periudhën në vazhdim të gjitha përmendoret që i përkasin historisë helene do të shenjëzohen si të tilla. Për momentin nuk ekziston iniciativë tjetër në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut”, thotë nga Qeveria.
Shtuar më 12/03/2019, ora 14:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori