Greqia dërgon sërish ndihma tek zonat e përmbytura në Maqedoni
Maqedonia e ka pranuar dërgesën e dytë me ndihma nga Greqia për zonat e prekura nga përmbytjet në vend, ka bërë të ditur Ministria greke për mbrojtje civile, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndihma greke kryesisht përbëhet prej pompave portative dhe gjeneratorëve.

Ndërkohë mediat greke kanë raportuar se misioni i parë në kuadër të ndihmës greke ka përfunduar me sukses me ndihmën e shërbimit zjarrfikëseve greke.

Në raportimet e mediave është theksuar se Greqia ka qenë një ndër shtetet e para të cilët i janë përgjigjur kërkesës së Maqedonisë, menjëherë pas aktivizimit të Mekanizmit evropian për mbrojtje civile.

Mediat greke po ashtu raportojnë se grekët janë pritur ngrohtësisht në fshatin Hasanbeg ku mirëseardhje dhe falënderim u kanë shprehur më tepër funksionarët e Maqedonisë./Telegrafi/
Shtuar më 18/08/2016, ora 20:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori