Grekët vjedhin turistët maqedonas
Pëlqej
Në vendkalimin kufitar të Bogorodicës, janë lajmëruar dy raste të reja të vjedhjes së makinave të turistëve maqedonas.

Të dyja rastet janë paraqitur për denoncim edhe pranë policisë kufitare greke.

Me këto dy raste, shkon në 9 numri i incidenteve ndaj turistëve maqedonas në Greqi gjatë periudhës së verës.

Turistët maqedonas janë ankuar jo pak herë për raste të tilla të incidenteve, pasi që janë grabitur ose u janë hequr targat e makinave, me të cilat ata kanë udhëtuar. /albe.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori