Grekët: Selaniku, kryeqyteti i Maqedonisë
Në asnjë rast nuk guxon të pranohet emër i Shkupit i cili si komponentë do ta përfshijë fjalën Maqedoni, deklaroi ish zëvendësministri grek i Punës, Nikos Nikolopulos. Kjo deklaratë erdhi gjatë fjalimit të tij në një ngjarje të organizuar nga partia Grekë të Pavarur në Selanik kushtuar politikës së jashtme dhe mbrojtjes kombëtare të Greqisë.

Ai në fjalimin e tij, të cilin e filloi me fjalët "këtu në Selanik, ku rrah zemra dhe mendja e Maqedonisë", e sulmoi Qeverinë greke duke e akuzuar se nuk ka kurrfarë politike të jashtme as strategji kombëtare.

Sipas tij, "Selaniku është kryeqyteti i Maqedonisë", duke shtuar se grekët të cilët jetojnë në pjesën veriore të vendit i quan "maqedonas", njofton Zhurnal.

Nikos Nokolopulos në korrik të vitit të kaluar dha dorëheqje nga funksioni zëvendësministër i Punës, vetëm disa orë pasi Qeveria e Andonis Samarasit mori mbështetje në Parlament pas zgjedhjeve.

Disa muaj më vonë ai u hoq nga grupi parlamentar i Demokracisë së Re për shkak të kundërshtimit të hapur të politikës së Samarasit. Ai tani është në lëvizjen Kristiano-demokratike për të cilën thotë se do të shndërrohet në parti politike "kur të vijë koha". /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2013, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori