Moti i keq dhe era e furishme, rrëzojnë shtylla e pemë në Tiranë

Moti i keq i shoqëruar me erë të furishme, nuk ka rrëzuar vetëm pemën festive në qendër të Tiranës, por ka shkaktuar edhe dëme të tjera.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bën me dije se moti i keq ditën e sotme preku pjesë të rrjetit elektrik, sidomos atë ajror.

Dëmet janë shkaktuar kryesisht nga era e fortë, ndërkohë që brigadat e avarive ndodhen në gatishmëri.

Në fotografi mund të shihni pamje nga këputja e fiderit në Selitë, Tiranë, si pasojë e rrëzimit të pemës dhe shtyllës së korrentit, duke e lënë zonën pa energji elektrike


Shtuar 5.01.2020 17:38