Grabitet xhamia në Ladorishtë të Strugës
Rreth 6,000 denarë janë vjedhur nga xhamia “Bashkimi” në fshatin Ladorishtë të Strugës.

Siç njoftoi MPB-ja, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 e 05 minuta kur një person i panjohur me dhunë ka hapur dritaren dhe është futur brenda, pas së cilës nga arka e metalit e vendosur në mur i ka marrë paratë dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Ekspertizë në vendngjarje ky kryer Stacioni i policisë Strugë.
Po ndërmerren masa për gjetjen e hajdutit. /albeu.com/


Shtuar më 25/09/2017, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori