Makina përplas për vdekje 57-vjeçaren në Prishtinë

Një 57-vjecare është goditur për vdekje nga një makinë në lagjen Veternik në Prishtinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 dhe bëhet e ditur se 57-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Ndërkohë po punohet në identifikimin e shoferit të automjetit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Sot rreth orës 17:30, në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 57 vjeçare, e cila nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe e njëjta, ka ndërruar jetë. Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit si dhe në ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti“, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./albeu.com/