Grabitet banka në Shkup, policia në hetime
Një person i maskuar ka kryer grabitjen e një banke në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.

Sipas njoftimit të policisë, grabitësi i maskuar me armë zjarri mbrëmë ka hyrë në filialin e bankës “Stopanska Banka” në Shkup, me ç`rast ka arritur që të grabis rreth 3000 euro dhe 509 mijë denarë, duke ikur menjëherë në drejtim të panjohur.

Grabitësi ka hyrë me armën e zjarrit dhe se reagimi i parë i punonjësve të bankës ka qenë se nuk kanë para, mirëpo pas një të shtëne ai ka arritur ti marrë paratë. Sipas INA-s, policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe se janë ndërmarrë masat për pastrimin e rastit.
Shtuar më 25/09/2010, ora 21:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori