Grabitet arka me 500 mijë euro dhe 50 mijë dollarë në Shkup
Në rrugën "Bihaqka" në Shkup është vjedhur një arkë me 500 mijë euro dhe 50 mijë dollarë. Ashtu sikurse ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, pronari i banesës M.M 57-të vjeçar ka thënë se një person i panjohur gjatë periudhës 21-23 qershor, duke përdorur mjet adekuat ka hyrë në shtëpi dhe e ka marë arkën metalike në të cilën kanë qenë paratë, si dhe stoli ari dhe dokumente.

Dëmi material i tërësishëm vlerësohet rreth 33.580.000 denarë. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe po ndërrmeren masa për zbulimin e autorit. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2013, ora 15:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori