Silva luajti ndeshjen e fundit me Man.Cityn, Lazio pret pas “derës” përgjigjen finale

Lazio është në pritje të përgjigjes finale nga David Silva.

Mesfushori spanjoll, David Silva, mbrëmë ka luajtur ndeshjen e tij finale me fanellën e Manchester City.Pasi është përshëndetur me fanellën e ‘Citizens’, Lazio tashmë janë në pritje të përgjigjes finale nga spanjolli.

‘Tuttomercatoweb’ raporton se Lazio duan një përgjigje për ofertën e tyre. Skuadra nga qyteti i Romës kanë ofruar tri vite kontratë për lojtarin.Mbetet të shihet nëse spanjolli do të marrë vendimin e tij për të ardhmen.

Ka disa ditë që ai nuk është lajmëruar në telefonatat e Lazios.


Shtuar 16.08.2020 08:05