Grabiten 6 mijë denarë nga pompa e benzinës në Shkup
Dy persona ende të paidentifikuar kanë kryer vjedhje mëngjesin e sotëm dhe kanë marrë gjashtë mijë denarë nga pompa e benzinësrrugën "Pero Nakov".

Sipas njoftimit të policisë në Sektorin për punë të brendshme Shkup, në orën 4.15 është denoncuar se në pompën e benzinësrrugën “Pero Nakov” dy persona të panjohur duke u kanosur me pistoletë kanë kryer vjedhje dhe kanë marrë 6.000 denarë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2018, ora 19:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori