Disa ditë pas reshjeve të borës,
trotuaret dhe rrugët dytësore në Gostivar rezultojnë të pa
pastruara. Banorët akuzojnë autoritete lokale për neglizhencë dhe shprehen se vështirë lëvizin nga droja se mos rrëshqasin dhe shkaktojnë ndonjë
thyerje të kockave.
“Kemi problem kemi por akulli nuk del, ftohti ashtu është. Fëmijët rrëshqasin punëtorët rrinë brenda nuk punojnë, komuna duhet ti paguaj njerëzit, ata janë krejt te udhëheqësit e komunës, neve s’bëjmë gjë dot”.
“Mund të thyejmë këmbët po ç`të bëjmë.
“Problem ka si nuk ka, duhet ta pastrojnë ata të ndërmarrjes. Shifeni fëmijët si shkojnë”.
Nga ana tjetër drejtori i Ndërmarrjes publike “Komunalec të Gostivarit” thotë se të gjitha rrugët dhe
trotuaret janë të
pastruara.
"Sa iu përket trotuareve nga dita kur filluan reshjet ne, me ekipet e dëborës ne kemi marrë gjitha masat të pastrojmë
trotuaret dhe si të doni lehtë mund të verifikoni se gjitha
trotuaret janë të
pastruara" – deklaroi Isak Lazami, Drejtor i NP Komunalec Gostivar.
Nga spitali i Gostivarit njoftojnë se arrin në 35 numri i personave me
lëndime dhe
thyerje të ekstremiteteve, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
"Këto ditë rritja e numrit me
lëndime është më i madh se sa rëndomë, nga dita kur reshi dëbora kemi 35 të lënduar prej të cilëve 30 me
lëndime të lehta që i kemi trajtuar dhe lëshuar për kurim shtëpiak, ndërsa pesë prej tyre janë me
lëndime të rënda,
thyerje të kockave dhe shkaku i nevojës për ndërhyrje kirurgjike për çka edhe janë dërguar për në klinikën e Shkupit" -tha Fatmir Kaprolli, specialist ortoped.
Rrezik për jetët e kalimtarëve në Gostivar paraqesin edhe kandilat e akullit të pallateve. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2018,
ora 17:01