Gostivar, protesta kundër vrasjes së dy të rinjve
Gostivar nesër do të mbahet marsh protestues në shenjë proteste kundër vrasjes së djeshme të dy të rinjve shqiptarë nga ana e një polici maqedonas.

Organizatorët përmes një komunikate kanë informuar se marshi protestues i 1 marsit do të jenë një formë e shprehjes së pakënaqësisë dhe indinjatës kundër vrasjes.

Sipas organizatorëve marshi do të nis nga vendi ku është kryer krimi, pranë Gjykatës së Gostivarit dhe do të përfundojë para stacionit policor, informon agjencia e lajmeve Ina.

Gjithashtu bëhet thirrje për pjesëmarrje masive në ceremoninë e varrimit të dy rinjve sot në Gostivar. “Pjesëmarrja duhet të jetë sa më masive, dinjitoze dhe paqësore !”, theksojnë organizatorët.

Jakim Trifunovski, 39 vjeç, punonjës i policisë në stacionin policor për sigurimin e kufirit shtetëror Mazraça vrau dje dy të rinjtë Imran Mehmeti 29 vjeç dhe Besnik Shehapi 26 vjeç, pas një zënke për parkim në lagjen ku po jetonin.

Ndërkohë edhe Lëvizja kundër brutalitetit policor sot do të mbajë një konference rreth mesdite në sheshin “Nëna Terezë”, për të reaguar kundër vrasjes së dy të rinjveGostivar.
Shtuar më 29/02/2012, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori