Goshinca, Sela: Shqiptarët të ruajnë gjakftohtësinë
Në lidhje me ngjarjet e djeshme në fshatin Goshincë, ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH Ziadin Sela.

"Shqiptarët duhet ta ruajnë gjakftohtësinë në këtë fazë sepse është shumë e rëndësishme që argumentet e tyre politike të përdorura mbi 20 vite, proceset e montuara politike, qasjen refuzuese të institucioneve ndaj tyre, vrasjet dhe burgosjet të dëshmohen", ka thënë Sela gjatë një interviste për RTK-në.

"Tani është faza e dëshmimit të argumenteve politike të shqiptarëve, pason faza politike për të shfrytëzuar këto argumente për dalje nga situata dhe në fazën tjetër nëse politika dështon shqiptarët së bashku mund të gjejnë forma të tjera", shtoi më tej kryetari i Komunës Strugë. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori