Goshev: Pas 22 vitesh, më keq se para '90
Ish-guvernatori dhe ish-ministër i Financave të Republikës së Maqedonisë, Petar Goshev, vlerëson se pas 22 vitesh pavarësi, vendi nuk ka arritur të ketë një zhvillim të mirëfilltë ekonomik. Në një intervistë për mediat maqedonase, Goshev thotë se kjo gjendje i detyrohet disa faktorëve dhe ndër ta është debati i vazhdueshëm në temat politike dhe të sigurisë, që ka bërë të ngurrojnë kompanitë gjatë vendimit për të investuar.

Sipas tij, infrastruktura ekonomike është më keq se para viteve ’90, cilësia e arsimimit është më e dobët se ndonjëherë më parë, ndërsa rekrutimi i kuadrove në administratën publike dhe emërimi i funksionarëve, është proces tejet i keq.

"Sistemi gjyqësor është nën kontroll të tmerrshëm partiak. Pjesa më potente e popullatës po shpërngulet nga vendi dhe çështja e zhvillimit tekniko-teknologjik paraqitet në formën e incidenteve të rastësishme. Elitat politike janë pa kuadro të mirëfilltë, të pandershëm dhe pa vullnetin e mjaftueshëm për të kanalizuar një proces të debatit të mirëfilltë. Të gjitha këto nuk janë kushte për rritje të qëndrueshme ekonomike", ka vijuar Goshev, citon Zhurnal. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori