Goditet media në Serbi, zhduket gazetari që hetonte vrasjen e Ivanoviçit
Pëlqej
Deputeti nga Vojvodina, Nenad Çanak, sot në Twitter ka shkruar se mbrëmë në Bella Cerkë, është zhdukur gazetari Stefan Cvetkoviç.

Çanak, siç njofton b92, ka sqaruar se është gjetur makina e tij me motorin e ndezur, me dyer të hapura dhe ora e dorës pa rrip afër veturës.

“Të gjithë telefonat i ka pasur të mbyllur”, ka shkruar Çanaku.

Cvektoviq gjatë majit, kishte mbajtur një konferencë shtypi në të cilën kishte thënë se ishte mbajtur gjashtë orë në pikën kufitare në Jarinë dhe se pas kësaj nga Policia e Kosovës i kishte marrë dokumentin me të cilin konfirmohej se ai ishte me urdhër të prokurorit special që udhëheq hetimet për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviçit Ai ishte mbajtur në stacionin e policisë afër kufirit dhe atje ishte marrë në pyetje.

Cvetkoviq atëkohë kishte thënë se në Kosovë kishte shkuar me detyrë gazetarie, pasi siç kishte thënë, po punonte në hulumtimin për vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Zhdukjen e gazetarit e ka konfirmuar edhe Policia e Serbisë në Bella Cerkë e cila ka shtuar se po bëhen hetime për gjetjen e tij.


Shtuar më 14/06/2018, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori