“Alo policia?”, si u zbulua 26 vjeçari në Tiranë

Një 26 vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi akuzohet se mbante armë pa leje.

Informacionin për këtë policia e ka marrë në rrugë operative, ndërkohë që më pas ka bërë kontroll në banesë.

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr.2 një rast i armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 26-vjeçar i cili mbante në banesë armë zjarri pa leje.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë në banesë sende të kundraligjshme, mbi bazën dhe të informacioneve të marra në rrugë operative se një i ri mbante armë zjarri në banesë, organizuan punën për arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i ushtrimit kontrollit të befasishëm në banesën e shtetasit V. M., 26 vjeç, në rrugën “Frosina Plaku”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg.


Shtuar 29.02.2020 08:50