Gostivar, zvarritet gjyqi për policin vrasës
Polici Jakim Trifunovski, i cili gjatë ditës së sotme duhet të paraqitet në gjykatën e Gostivarit për vrasjen e dy shqiptarëve në qendër të qytetit, sërish nuk do të paraqitet përpara togave të zeza.

Arsyeja e mospjesëmarrjes së tij është për arsye sigurie pasi policia nuk siguron dot shoqërimin dhe sigurimin e tij përgjatë preocesit gjyqësor.

Ky njoftim siç shkruan "Zhurnal" ka arritur në mëngjes në gjykatën e Gostivarit nga burgu i Prilepit ku dhe mbahet i burgosur polici maqedonas.

Policia deri më tani nuk ka dalë me njoftim të sqarojë se çfarë në të vërtetë nënkupton me rrezik sigurie, pasi nuk ka asnjë protestë të paralajmëruar para gjykatës ose askush nuk e ka kërcënuar atë apo të afërm të tij.

Familjarët dyshojnë se me këto skenare po tentohet që të merret lënda nga gjykata e Gostivarit dhe ajo të transferohet në ndonjë gjykatë tjetër përgjegjëse në Maqedoni.

Më 28 shkurt 2012 polici në fjalë vrau në qëndër të Gostivarit dy shqiptarët Besnik Shehapin 26 vjeç dhe Imran Memetin 30 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2012, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori