Gjykimet për gjobat në komunikacion do të mbahen te ndërtesa e vjetër nga kjo datë
Të gjitha gjykimet nga Sektori për Kundërvajtje për Komunikacion, duke filluar nga 1 prilli, do të mbahen në ndërtesën e vjetërGjykatës Themelore Shkupi 1, gjegjësisht në kompleksin e gjykatave.

“Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup, i njofton të gjithë qytetarët që paraqiten si palë në procedurat në sektorin për kundërvajtje – komunikacion, se të gjitha gjykimet e këtij sektori të cilat janë mbajtur te “barakat”, në afërsi të Parkut të Qytetit, prej sot 01.04.2019, do të mbahen në ndërtesën e vjetërgjykatës në bulevardin “Goce Dellçev” pa numër, në kompleksin Pallati Gjyqësor”, thuhet në kumtesë.

Në të gjithashtu thuhet se më shumë informata, qytetarët mund të marrin në sportelin e paraqitjes në gjykatë.
Shtuar më 01/04/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori