Gjykatësja Kacarska: Mickoski le të flejë i qetë
Gjykatësja Dobrilla Kacarska në intervistën e mbrëmshme të televizionit 1TV e komentoi atë që lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e përdor shprehjen “Gjyqësori i Kacarskës” , që gjykon me urdhrat e Zoran Zaevit.

“Herën e parë kur dëgjova kur Mickoski tha “Gjyqësori i Kacarskës” ëmbël kam qeshur. Mickoski si lider i partisë mund të ketë njohuri se dikush ndonjë ka porositur aktgjykime. Unë kam qenë gjykatëse kur kryeministra ishin Cërvenkovski, Georgievski, Buçkovski, Gruevski, tani Zaev.

Asnjëri prej atyre nuk ka guxuar të më lajmërohet dhe të më tregojë se çfarë të gjykoj. Unë fle qetë dhe Mickoskit i them të flejë qetë, te unë nuk ka vendime të porositura dhe nuk do të ketë”, tha Kacarska.
Shtuar më 20/03/2019, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori