Gjykata vendos: Kompetencat për shkollat i ka komuna jo ministria (FOTO LAJM)

Gjykata Administrative ka marrë vendim në lidhje me atë se kompetencat në arsim në Gostivar duhet t’i takojnë komunës përkatëse dhe jo Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), raporton Portalb.

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari sot njoftoi se ka pranuar vendimin e Gjykatës Administrative, ku theksohet se “padia e KomunësGostivarit është PRANUAR. Vendimi nr.08-2133/1 prej 13.02.2019 i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është ANULUAR”.

Vendimi i MASH-it përcaktonte marrjen e kompetenca për 9 muaj komunësGostivarit. Këtë vendim MASH-i e arsyeton me shkelje procedurash të përsëritura të Taravarit gjatë shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve në shkollat fillore dhe të mesme.

“Ministri i “kompetencave” dhe “doktori i shkencave juridike”, sipas gjykatës administrative nuk paska të drejtë për marjen e kompetencave në arsim në komunën e Gostivarit.
I nderuari “docent” kthe kompetencat dhe kërko falje publike, jo për mua, po për nxënësit dhe mësimdhënësit në Gostivar, të cilët i torturon tash më 2 vjet!

Drejtësia doli në shesh!”, shkroi Taravari në Fejsbuk.
Shtuar më 07/08/2019, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori