Nuk shkojnë në paraburgim, ju konfiskohen pasaportat Peshevskit, Trajkovskit dhe Kançeskës
Pas kërkesës së PSP-së për paraburgim dhe masa tjera ndaj të dyshuarve në rastin “Tarifa”, “Trezor”, “Titanik”, “Toplik”, “Tenderët” dhe “TNT”, Gjykata Themelore Shkup ka dhënë vendimin.

Gjykata nuk ka dhënë ndaj asnjërit masë paraburgimi, ndërsa për disa të dyshuar ka dhënë vendim masën e përkujdesjes "marrja e pasaportës" dhe detyrim paraqitjeje çdo të hënë në Gjykatë.

Kjo do të thotë se Këshilli Penal ka refuzuar kërkesat për paraburgim të Elizabeta Kançeska-Milevska, për Vlladimir Peshevskin i cili është i dyshuar për ndërtimin e autostradave dhe për Toni Trajkovskin kryetar i Komunës së Gazi Babës.

Atyre ju është marrë pasaporta, ndërsa duhet të paraqiten në Gjykatë.

Për Gruevskin, Mijallkovin, Jankulloskën dhe Janakieskin, gjykata pritet të japë deklaratë në vazhdim të procesit. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori