Gjykata Supreme sot vendos për Temellkon dhe Talevskin
Pëlqej
Gjykata Supreme sot prapa dyerve të mbyllura do të vendosë nëse vendimet e gjykatave për kryetarët e Pustecit dhe Manastirit, Edmond Temelko dhe Vlladimir Talevski kanë qenë të ligjshme.

Kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë i bëri Specialja.

Më parë, Gjykata e lartë mori vendim për rastin me Temelkon, por mbrojtja e tij, kërkoi që gjykatësja Lidija Nedellkova të mos jetë pjesë e këshillit që do të vendosë.

Ndërsa në rastin e Talevskit si problem u theksua vendimi i gjykatësit i cili për paraburgimin ka vendosur në Gjykatën Penale ndërsa më pas edhe në Gjykatën e Apelit, pasi është avancuar.

Temellko dyshohet në rastin "Titanik" për parregullsi zgjedhore ndërsa Talevski në rastin "Transporti".

Sipas Speciales, ai në marrëveshje me drejtorët e shkollave fillore e kanë dëmtuar buxhetin për 350 mijë euro gjatë transportit të nxënësve.

Të premten, Prokuroria Speciale dorëzoi edhe një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, për vendimin e Gjykatës Penale e cila vendosi të mos e ngrijë një pjesë të pasurisë së VMRO-së në rastin "Talir".

Ky hetim duhet të tregojë se përmes arkës partiake janë larë para dhe në mënyrë joligjore është financuar partia. I dyshuari i parë është kryetari i VMRO-së, Nikola Gruevski.

Me kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, kërkohet që Gjykata Supreme të vërtetojë se vendimi i Këshillit Penal të departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Themelore Shkupi 1, me të cilin është refuzuar kërkesa e kësaj Prokurorie Publike për sigurimin e një pjese të pasurisë të një partie politike, ka qenë i paligjshëm- bëhet me dije nga PSP-ja.
Shtuar më 19/06/2017, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori