Gjykata Supreme ende vazhdon të injorojë lëndën e Naser Eshtrefit
Pëlqej
Gjykata Supreme e Maqedonisë vazhdon të mos e marrë parasysh, ankesën për lëndën e Naser Eshtrefit, të dënuarit për vrasjen e maturantit Angell Petkovski në maj të vitit 2014-të në lagjen “Gjorçe Petrov” të Shkupit.

Eshtrefi u dënua nga Gjykata Themelore Shkupi 1 me 14 vjet burg, ndërkaq të njëjtin dënim më pas e konfirmoi edhe Gjykata e Apelit. Vendimi është ankimuar në Gjykatën Supreme, por gjykata e udhëhequr nga kumbari i ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, Jovo Vangellovsi, lëndën e mban në sirtar.

“Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë, është formuar lëndë me rastin e kërkesës për shqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm për të dënuarin Naser Eshtrefi nga fshati Gërçec. Me këresë tuajën, ju informojmë se ende po punohet”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Supreme, te të cilët lënda qëndron afër 3 vite e gjysmë,raporton portalb.mk

Zakonisht, Gjykata Supreme nuk pret kaq shumë gjatë, por i shqyrton ankesat që dorëzohen deri tek ata. Rast të tillë kishte me atë të Sead Koçanit në “Trust”, ku Vangellovski shpejtë e shqyrtoi ankesën e tij dhe e shpëtoi nga burgu. Shfuqizimi i masës së paraburgimit për Koçanin i cili dyshohet për krim financiar prej 17 milionë eurove, në opinion shkatoi reagime të ashpra duke rritur dyshimet se Gjykata Supreme i plotëson dëshirat e Prokurorisë Themelore Publike, me të cilë atëherë udhëhiqte “marioneta e mafies”, Marko Zvërlevski, i njohur në opinion si person i afërt me ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish shefin e Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov.

Prokuroria Speciale në raportin e saj të posaçëm thekson se, kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, ka vepruar në mënyrë joadekuate sipas urdhrave të drejtpërdrejta politike, që është konfirmuar në bazë të bisedave të përgjuara dhe sms komunikimeve që i posedon Prokuroria. Pos Vangellovskit, PSP përmend edhe disa emra të gjykatësve tjerë.

Shtuar më 24/09/2018, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori