Gjykata pranon akuzën, gjykimi për Almirin e vogël fillon javën e ardhshme (FOTO LAJM)

Gjykimi ndaj vrasësit të Almirit, 30 vjeçarit Boban Iliç nga Kumanova, pritet të fillojë javën e ardhshme. I akuzuari mund të dënohet me burg të përjetshëm, pasi vrasja është kryer me paramendim, ndërsa dënimi minimal për të mund të jetë 10 vite heqje lirie.

Babai i Almirit, Sedat Aliu, i cili ka treguar për vrasjen e të birit,tha se djali i tij ishte viktimë e nacionalizmit të prapambetur të një maqedonasi po nga Kumanova, i cili për shkaqe banale sulmoi familjen Aliu, transmeton Albeu.com

Sipas Sedat Aliut, arsyeja e vrasjes së djalit të tij është kjo: "ishim në spitalin e Kumanovës duke pritur radhë për t'i dhënë djalit një injeksion. Në ato momente erdhi një rast urgjent dhe ne i dhamë përparësi.

Këtë gjest njerëzor nuk e mirëpriti B. I, i cili po priste njëjtë në radhë. Madje ai, i revoltuar thirri në telefon përforcime për të më sulmuar mua me familjen.

Në këto rrethana mu desh edhe mua ta thërras vëllaun dhe nipin tim.

Pasi dolëm jashtë, ata kishin qenë duke na pritur të armatosur. Morrën hov dhe na goditën së pari me makinë të tipit 'Mercedes C200'. Na mbështetën për muri.

Djalin tim e bëri copa, gruan dhe mua na shkaktoi lëndime të rënda, ndërsa më pas dolën nga vetura duke na rrahur me shkopi bejsbolli. Këtu e pësuan rëndë e vëllai dhe nipi im, të cilën gjendet njësoj në gjendje të rëndë në Spitalin e Shkupit", ka rrëfyer babai i Almirit pas ngjarjes së rëndë.

Rikujtojmë se vrasja e Almirit ka shkaktuar një sërë reagimesh dhe protesta për ngjarjen e rëndë më 25 qershor të vitit të kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori