Gjykata nuk lejon Gjeorgjievskin kryetar të VMRO-PP
Gjykata ka vendosur të mos lejojë emërimin e Ljubço Gjeorgjievskit për kryetar të ri të VMRO-Popullores.
Ai u zgjodh para dy muajsh përmes procedurave të rregullta statutore dhe ligjore, por regjistrimi i emrit të tij në Regjistrin e partive mbetet ende vetëm një dëshirë.


Sipas një reagimi të kësaj partie, gjykata ka vendosur ta thirr si palë të kundërt ish-kryetarin Marjan Dodevski, i cili u tërhoq publikisht nga kjo detyrë dhe kaloi zyrtarisht në Grupin e Këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit.
“Procedura ligjore për ndërrimin e kryetarit të partisë është 15 ditë, por gjykata ka zvarritur në mënyrë të kundërligjshme procedurën për më shumë se dy muaj e gjysmë. Brenda kësaj periudhë gjykata ka kërkuar lloj-lloj dëshmish, por të gjitha që i kanë kërkuar, ne ua kemi dorëzuar”, thonë në një reagim me shkrim nga VMRO-Popullore, raporton Zhurnal. Nga kjo parti thonë gjithashtu se e kanë njoftuar për rastin edhe komisionerin për zgjerim, Shtefan Fyle. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2012, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori