Gjykata Kushtetuese: Nuk është njësoj anulimi i zgjedhjeve me anulimin e ligjeve
Gjykata Kushtetuese tashmë zyrtarisht e ka publikuar arsyetimin e vendimit për prishjen e vendimit për shpërbërjen e Parlamentit nga 23 janar dhe 23 shkurt të këtij viti, transmeton TetovaSot.

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese u ndërprenë të gjitha aktivitetet rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u caktuan për me 5 qershor.

Ndërkohë, sipas Gjykatës Kushtetuese, anulimi i shpërbërjes së Parlamentit nuk mund që të krahasohet me anulimin e veprimit të ligjeve ose akteve tjera.

Në arsyetim, gjithashtu përmendet se “Vendimi për shpërbërjen e parlamentit ka karakter të shënimit, pasi që një lloj i këtillë i vendimit ka veprime universale dhe ka të bëjë me të gjithë qytetarët të cilët në zgjedhje do ta japin votën e tyre për ndonjë deputet në Parlament, gjegjësisht atyre ia përcjellin mandatin, por edhe suvereniteti i Parlamentit të vendos, gjegjësisht të vendos në emrin e tyre, prej ku edhe del vendimi kontestuar për vlerësimin kushtetues”./Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori