Gjykata Kushtetuese, Naumovski zgjidhet kryetar i ri
Ish-Avokati Popullor i Maqedonisë, Branko Naumovski u zgjodh sot për kryetar të Gjykatës Kushtetuese. Naumovski ka marrë numrin më të madh nga votimi i fshehtë në mbledhjen e sotme të Gjykatës Kushtetuese.

Ai vjen në këtë detyrë në vend të Trendafil Ivanovski, të cilit më 1 janar i skadon mandati i kryetarit.

Kandidatë për kryetarë të Gjykatës Kushtetuse ishin dhe gjyqtarët Vera Markova, Igor Spirovski, Zoran Sulejmanov, Ismail Dardhishta, Natasha Gaber-Damjanovska dhe Gëzime Starova. (albeu.com)
Shtuar më 29/10/2010, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori