Burri “tapë” dhe i zhveshur ndalon urbanin në Tiranë, terrorizohen qytetarët (VIDEO)

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë, ku një burrë gjysëm i zhveshur ka ndaluar urbanin në “Zogun e Zi” dhe ka terrorizuar qytetarët.

Burimet bëjnë me dije se personi ishte nën efektin e alkoolit dhe në momentin që ka ndaluar urbanin është futur brenda dhe ka filluar të bërtasë dhe të ofendojë qytetarët.

Skena nuk ka zgjatur shumë, pasi policia ka ardhur shpejt në vendngjarje dhe personin ende të paidentifikuar e kanë marrë dhe e kanë shoqëruar në Komisariat./albeu.com