Gjykata e Lartë pranon ankesën e PSP-së për lirimin e Taleskit nga arresti shtëpiak
Gjykata e lartë e Maqedonisë ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), pas vendimit të Gjykatës së Apelit, në lidhje me masën e arrestit shtëpiak për kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski.

Kështu, vendimi i Apelit është shfuqizuar dhe rasti është kthyer për shqyrtim.

Gjithashtu, Gjykata e lartë bën të ditur se ditën e djeshme është pranuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë në procedurën për të dënuarin Zvonko Kostovski, e përgatitur nga PSP.

Shtuar më 07/10/2016, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori