I vihet tritoli një banese në Durrës
Gjykata e Apelit të enjten do të vendosë për Koçan dhe Aviroviq
Gjykata e Apelit të enjten në seancë publike do të vendos për dënimet me burg të biznesmenit Sead Koçan dhe drejtuesit të firmës “Sileks nemetali”, Vasilije Aviroviq në lëndën “Trust” të PSP-së, shkruan Albeu.com

Duke marrë parasysh se vjet Kuvendi i votoi ndryshimet në Kodin Penal, me çka parashikohet ulja e dënimit për këtë vepër penale për të cilën ishin të dënuar të akuzuarit për katër vjet, mund të merret edhe burgim me kusht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Biznesmeni Sead Koçan, pronar i ‘Transmet” u dënua me gjashtë vite burg për shkak se me tre persona juridik dhe dy persona fizik kanë krijuar partneritet dhe me dokumente të falsifukuara kanë fituar tender nga kompania shtetërore ELEM, me vlerë prej 17 milion eurove.
Për të njëjtën vepër penale me tri vite u burgos djali i deputetes Vlladanka Avirkoviq, Vasilije. Gjykata vendosi të konfiskojë pronën në vlerë prej 17 milion eurove që duhet të kthehen në buxhetin shtetëror./albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori