Real Madridi shkon në finalen e Parisit me “0” mungesa

Zero mungesa. Carlo Ancelotti e ka skuadrën e plotë teksa jemi vetëm 2 ditë nga finalja e madhe e Champions League që do të luhet në Paris, ku kundërshtar është Liverpooli.

Infermieria si rrallë herë këtë sezon është bosh. Edhe Bale, të cilit iu rishfaq dhimbja e shpinës është shëruar dhe do të jetë në dispozicion të teknikut italian.

Lajm pozitiv edhe për Alaba. Austriaku mungoi ndaj Betis për shkak të një dëmtimi muskulor të cilin e ndjeu që nga ndeshja e parë përballë Manchester City-t në “Etihad”.

“Ai do të jetë gati dhe do të luajë 100%. Është e vërtetë që ka pothuajse një muaj që nuk merr minuta, por tani është mirë fizikisht, por edhe mendërisht”, është shprehur Ancelotti.

Skuadra e Real Madridit do të udhëtojë gjatë ditës së sotme drejt Parisit, ku do bëjë edhe përgatitjet përfundimtare për ndeshjen e madhe ky synojnë të fitojnë trofeun e 14 të Champions League./albeu.com