Gjykata e Apelit do të diskutojë për paraburgimin e Mitko Çavkov
Në Gjykatën e Apelit sot është caktuar seancë publike ku do të shqyrtohet ankesa e ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, i cili aktualisht është në paraburgim në burgun e Shuto Orizares.

Çavkov i cili është i dyshuar për terrorin e të Enjtes së përgjakshme në Kuvend më 27 prill të 2017 ka kërkuar që ti ndërpritet masa e paraburgimit. Paraprakisht Gjykata vendosi që t’i vazhdohet paraburgimi 30-ditor i caktuar më 28 nëntor të 2017-s nën veprën penale “kërcënim terrorist i sigurisë dhe rendit kushtetues të Maqedonisë”.

Avokatët mbrojtës të Çavkovit kanë dërguar ankesë ndaј vazhdimit të paraburgimit. Një ditë më parë, në seancë të hapur, prokurori Jovan Cvetanovski nga Prokuroria e Lartë Publike kërkoi që aktori Vlado Jovanovski të dalë nga paraburgimi në Shutkë dhe t’i shqiptohet një masë më e butë.

Në seancë publike prokuroria kërkoiGjykata e Apelit ta respektojë ankesën e avokatëve të aktorit. Megjithatë, për Oliver Popovskin, ish kryeshef i sektorit në MPB dhe Goran Gjoshevskin, shef i sigurimit të ish kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, Prokuroria kërkoi që të mbeten në paraburgim për shkak të frikës se do të arratisen dhe se do të ndikojnë ndaj dëshmitarëve për ngjarjet e 27 prillit.
Shtuar më 11/01/2018, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori