Gjykata e Apelit: “Bombat” kanë hyrë në rendin juridik dhe mund të përdoren si dëshmi
Gjykata e Apelit sot e ka publikuar justifikimin për pranimin bisedave të përgjuara në rastin “Shuplakat e Porositura ” në Komunën Qendër, sipas justifikimit bisedat e përgjuara janë pjesë e materialit dëshmues sepse me formimin e Prokurorisë Speciale Publike regjistrimet e bisedave telefonike janë vendosur në rendin juridik të Republikës së Maqedonisë.

Gjykata e Apelit konfirmoi se Gjykata Themelore Shkupi 1 e ka shkelur Ligjin për procedurë penale me atë që i ka hedhur “bombat” si dëshmi. Në vendimin e Gjykatës së Apelit theksohet se me ligjin për procedurë penale është rregulluar mënyra e mbledhjes së dëshmive dhe jo mënyra e krijimit ose përmbajtja e tyre që është edhe standard i drejtë për ruajtjen e interesit publik.

“Me miratimin e ligjit të lartpërmendur për Prokurorinë publike për ndjekje të veprave penale dhe që rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve (Si, Vesnik 159/15), për këtë Gjykatë audio inçizimet e bisedave telefonike janë vendosur në rendin juridik të Republikës së Maqedonisë dhe në bazë të tyre Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale dhe të ngjashme, të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndikimit joligjor të komunikimeve S. Heton vepra penale dhe i ndjek penalisht kryerësit dhe të njëjtit bëhen pjesë të materialit dëshmues”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Shtuar më 10/08/2017, ora 21:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori