Gjykata dënon Vlado Buçkovskin
Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me tre vjet e gjashtë muaj ish-kryeministrin dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Vlado Buçkovski.

Me po kaq vite burg është dënuar edhe ish-shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, Meto Stamboliski, ndërsa për drejtorin e MZT FOB, Nelko Menkinovski dhe Aco Gjurçevskin rasti "Pjesët e tankeve" ka dhënë nga tre vite burg per secilin.

Sipas ish-kryeministrit Buckovski, ky vendim është totalisht skandaloz.

“Vazhdon praktika e gjykatësve për t’iu vardisur pushtetit. Të gjitha indikacionet nga Gjykata e Apelit çonin drejt një vendimi për lirimin tonë”, ka deklaruar Buçkovski. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2013, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori