PD nis garën e primareve në Tiranë, prezantohen 7 kandidatët

Partia Demokratike ka prezantuar ditën e sotme 7 kandidatët që do të marrin pjesë në garën për primaret brenda partisë.

Fituesi i këtyre primareve do të përballet me Erion Veliajt në votimet e 14 majit 2023.

Takimi është zhvilluar para demokratëve të degës 1 dhe 2 në Tiranë.

Belind Këllicci u shpreh se është i gatshëm për t’i lënë të gjitha funksionet e tij dhe për t’u përballur me Erion Veliajt, ndërkohë që shtoi se nëse do fitojë, kandidatët e tjerë në garë do jenë pjesë e ekipit të tij në bashkinë e kryeqytetit.

Në këtë garë brenda PD-së konkurrojnë aktualisht:

Belind Këlliçi
Ilir Alimehmeti
Gerti Bogdani
Ardiana Kalaja
Julian Dedaj
Fatmir Merkoçi
Enkelejda Fejzo