Gjuha shqipe nuk pranohet në ushtrinë e Maqedonisë
Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerisnka ka deklaruar se nuk do të ketë dygjuhësi në urdhrat dhe komandimin e ushtrisë.

Ajo ka thënë për 1TV se kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë për dygjuhësinë.

Gjuha shqipe me hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, fiton një shtrirje më të gjerë në institucionet gjyqësore, procedurat hetimore, para-hetimore, ekzekutive, administrative, aktet noteriale, librin amë dhe dokumentet personale por jo në ushtri.

Në bazë të ligjit në fjalë, të gjitha mbishkrimet e institucioneve në Maqedoni në nivel qendror dhe atë lokal, duhet të shënohen në dy gjuhë, përkatësisht atë maqedonase dhe gjuhën që e flasin së paku 20 për qind e popullatës.

Sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në mbledhjet e Qeverisë gjuhë zyrtare përskaj maqedonishtes do të jetë edhe gjuha të cilën e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë.

Njëherësh, të gjitha vendimet e mbledhjeve të Qeverisë, stenogramet dhe aktet tjera do të duhet të publikohen në dy gjuhë


Shtuar më 08/02/2019, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori