Gjorge Ivanov ikën për pushime pa nënshkruar buxhetin
Pëlqej
30Rebalanci i Buxhetit ka pesë ditë që po qëndron i panënshkruar në kabinetin e presidentit Gjorge Ivanov.

Afati për nënshkrimin e tij është shtatë ditë, kanë ngelur vetëm edhe dy ditë, ndërsa Ivanov ka shkuar në pushim jashtë shtetit, njofton sakamdakazham.mk.

Sipas informacioneve nga shërbimet në kuvend, ata kanë arritur të kontaktojnë më ndonjërin nga kabineti i kryetarit Ivanov dhe të pyesin se përse ai akoma nuk e ka nënshkruar rebalancin.

Nga atje u është thënë se Ivanov nuk është këtu, por të mos brengosen në lidhje me këtë çështje pasi ai në afatin e caktuar do ta nënshkruaj atë.


Shtuar më 11/08/2017, ora 20:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori