Gjorçev: Përveç punësimeve të pjesëmarrësve, asgjë tjetër konkrete
Përveç punësimit të atyre që ishin pjesë e revolucionit laraman , ne nuk shohim një plan për rritjen e pagave dhe pensioneve, tha deputeti i VMRO-DPMNE Vlatko Gjorçev në debatin e mbrëmshëm në televizionin Telma.

Sipas tij, politika e LSDM’së është një nga pikat e dobëta të kësaj garniture dhe po kritikohet edhe nga vetë anëtarët e LSDM-së, kurse qytetarët ndjehen të zhgënjyer.

Politika e LSDM-së është më e kritikuar nga anëtarët e LSDM-së. Ne nuk shohim hapjen e fabrikave dhe ndërtimit të rrugëve. Gjithnjë e më shumë qytetarë janë të zhgënjyer me këtë grup. Republika e Maqedonisë kurrë nuk ka pasur një qeveri më të paaftë, e cila nuk mund të japë rezultate dhe që ka pasiguri të plotë’, tha Gjoorçev.


Shtuar më 03/03/2018, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori