Legalizimi i kanabisit për arsye mjekësore, Rama flet për draftin

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca në selinë e BE-së, në Tiranë ka treguar detaje tw reja lidhur me draftin për kultivimin e kanabisit dhe legalizimin e tij për qëllime mjekësore në Shqipëri.

Sipas tij, për draftin ka mbi një vit që po punohet Shqipëria është konsultuar me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë dhe vendas.

“Kemi 1 vit që punojmë për këtë draft, do jetë gati për pak, ne nuk bëjmë punë pa u konsultuar me ekspertë të huaj dhe tanët.

Gjëja kryesore që bëjmë dhe na ka dalë është konsultimi me eksperiencat e tjera. Ne nuk shpikim asgjë, mësojmë nga të tjerët, adaptojmë nga të tjerët. Do jetë gati drafti shumë shpejt, ashtu si drafti për amnistinë fiskale”,- tha Rama.


Shtuar 9.05.2020 12:29