Gjermania shton interesin për Ballkanin
Pëlqej
Zëvendësdrejtoresha e Institutit për Politikën Europiane në Berlin, Dr. Katrin Böttger ka folur lidhur me Konferencën Ballkanike që do të mbahet në Berlin.

Bottger shprehet se vendet e Ballkanit Perëndimor po ecin me hapa të vegjël, por të sigurt drejt BE-së dhe se Gjermania ka nisur të ketë interes për këtë rajon.

"Situata aktuala e integrimitvendeve të rajonit në BE është në një fazë të tillë ku vihen re hapa të vogël suksesi të herëpashershëm, por i gjithë procesi në tërësi është bërë më i vështirë dhe i tejzgjatur, krahasuar me integrimin e vendeve lindore, anëtare të BE-së. Në këtë proces të vështirësuar, Gjermania konsiderohet si ajo që ngre gjithmonë me paralajmërim gishtin lart. Prandaj është një moment i mirë për të treguar se Gjermania megjithëse është këmbëngulëse, apo vë kushte për Kosovën si në rastin e Serbisë për hapjen e negociatave - ajo nuk e ndryshon përcaktimin e saj, dhe nuk e vë në pikëpyetje perspektivën europiane të integrimit të këtyre vendeve, por e mbështet atë", tha Katrin Böttger në një intervistë dhënë DW.

Sipas saj,edhe vetë fakti se Shqipëria dhe Turqia janë përgjuar nga ana e Gjermanisë, tregon se ky shtet po ka interes ndaj rajonit të Ballkanit. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori