Gjermania paralajmëron: Shfrytëzoni momentin për zgjidhjen e problemeve
Qeveria gjermane inkurajon Maqedoninë dhe Greqinë që t’i zgjidhin të gjitha çështjet e mbetura për zgjidhjen e kontestit disa vjeçarë në lidhje me emrin e shtetit të Maqedonisë..

Në deklaratën e publikuar para takimit të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias me kolegun e tij nga Gjermania, Hajko Maas, zëdhënësja e Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Marija Adebahr i fton Shkupin dhe Athinën ta shfrytëzojnë “momentin historik” për marrëveshje që do të ketë “efekt pozitiv në marrëdhëniet bilaterale, si dhe stabilitetit rajonal”.

Adebahr deklaroi se të dy ministrat e punëve të jashtme duhet të bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe planini aksionar të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2016, por gjithashtu edhe për çështjet ndërkombëtare siç janë bisedimet për emrin që zhvillohen me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara.

Pas takimit në Bruksel, të dy ministrat e Punëve të Jashtme Dimitrov dhe Koxias thanë se bisedimet në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme kanë përfunduar dhe tani më marrëveshja varet nga kryeministrat e të dy vendeve të cilët do të zhvillojnë biseda telefonike deri në fund të javës.
Shtuar më 29/05/2018, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori