Gjermania: Kufijtë në Ballkan nuk do të ndryshojnë
Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Ëilhelm tha sot se vënia në pikëpyetje e kufijveBallkanit Perëndimor është e papranueshme.

Ëilhelm, duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike, tha se deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, rreth bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, askush në BE nuk e ka vlerësuar pozitivisht.

Ambasadori gjerman rikujtoi se zëdhënësja e Komisionit Evropian kritikoi deklaratën e Ramës.

“Ndryshimi i kufijveBallkanit Perëndimor, është i papranueshëm, por kjo është një temë që gjithmonë është e pranishme”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Wilhelm tha se ai beson se të dyja palët duhet të jenë të gatshme për të bërë lëshime. Këto negociata sipas tij janë të vështira, por në interes të të dyja palëve. /albeu.com/

Shtuar më 24/04/2015, ora 20:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori