Gjermania: Ivanovi t'ia japë menjëherë mandatin shumicës parlamentare
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Zigmar Gabriel, i ka kërkuar presidentit të Maqedonisë që t'ia japë menjëherë mandatin shumicës parlamentare dhe t'i japë fund bllokadës së Maqedonisë.

"Mendoj se është e nevojshme që edhe njëherë t'i kërkohet presidentit Ivanov dhe nga partitë parlamentare që të mundësojnë formimin e qeverisë dhe t'i japin fund bllokadës.

Ekziston shumica parlamentare e cila është formuar pas zgjedhjeve. Shkalla e paqartësisë e cila momentalisht ekziston është në rezik për atë duam që të angazhohemi që gjithë Ballkani Perendimorë por edhe Maqedonia të bëj hapa që të shkojë drejt proceseve demokratike", ka thënë Gabriel. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2017, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori