Gjermania i kërkon Ivanovit të ndryshojë vendimin
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Zigmar Gabriell, i ka kërkuar presidentit të Maqedonisë të ndryshojë vendimin për dhënien e mandatit për formimin e qeversisë së re.

"Përkeqësimi i situatës së brendshme politike në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë është shumë shqetësuese. Stagnimi i brendshëm politike kërcënon që të kthejë vendin prapa në rrugën kah Unioni Euroatlantik", thuhet në deklaratën e MPJ-së së Gjermanisë.

"Refuzimi i dhënies së mandatit atij i cili ka formuar numrin e nevojshëm për formimin e qeverisë së re, është në kundërshtim me principet demokratike dhe vlerat europiane për të cilat obligohet shteti.

Presidenti Ivanov duhet përsëri të mendohet për këtë vendim dhe të përmirsohet në interes të qytetarëve dhe vendit të tij", thuhet në deklaratë. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2017, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori