Gjermania do të zgjidhë emrin e Maqedonisë
Pëlqej
Ministri i Jashtëm, Nikola Popovski tha se Gjermania është në kërkim të gjetjes të një mënyre për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë.

Në një deklaratë për Dojçe Velen, shefi i diplomacisë mbështet qëndrimin e Berlinit se “status quo-ja” e vendit për integrimin evropian dhe në NATO, nuk i shkon për shtat jo vetëm Maqedonisë por as gjithë rajonit.

“Ka interes në Gjermani për të lëvizur përpara procesin e integrimit, pasi tashmë është e qartë si për kancelaren Merkel ashtu dhe për diplomacinë gjermane se vazhdimi i “status quo-së” për Maqedoninë, me vonesa të paarsyeshme dhe ligjore të fillimit të bisedimeve për në BE dhe anëtarësimin në NATO, nuk sjell rezultate të mira për tërë rajonin. Pra, diplomacia gjermane dëshiron që kjo çështje të zgjidhet dhe ata e dinë se problemi kryesor është bllokada e Greqisë. Edhe Gjermania do të donte të shihte një zgjidhje, por në asnjë mënyrë nuk do të donte të paguante çmimin e uljes së popullaritetit apo konfrontimit të hapur me Greqinë për këtë çështje”, deklaroi Popovksi.

Popovski pohon më tej se ka një komunikim të qartë dhe të vazhdueshëm me Berlinin dhe se pa përfshirjen e aktorëve më të mëdhenj në Aleancë dhe në BE, Greqisë nuk ka për t’iu kthyer lehtë vullneti i zgjidhjes së çështjes së emrit, për shkak të problemeve të brendshme që ka. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori