Gjermania do të kthejë 6,500 azilkërkues nga Maqedonia
Gjermania po përgatitet të kthejë mbi 6.500 azilkërkues nga Maqedonia, si pjesë e grupit prej gjithsej 94.000 azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk kanë fituar të drejtën e qëndrimit.

Sipas të dhënave të Zyrës federale gjermane për emigrantët, vetëm 0.3% për kanë fituar të drejtën e azilit në Gjermani.

"Gjermania do të kthejë rreth 94 mijë azilkërkues nga Ballkani dhe do të ju ndalojë hyrje të sërishme në vend", ka deklaruar për gazetën "Welt", kryetari i kësaj zyre, Manfred Shmit.

Shkakun për këtë vendim Shmit e ka sqaruar me faktin se vendet ballkanike janë shpallur si vende të sigurta kur bëhet fjalë për përndjekje politike. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2015, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori